Haziri voton: Apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar
Udhëheqësi dhe njëherësh kandidati për kryetar të komunës së Gjilani nga LDK, Lutfi Haziri, ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit, duke bërë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre”, ka shkruar Haziri në Facebook.
