Haxhiu: Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive.
Ajo theksoi se sipas statistikave, për dallim nga Kosova, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rritje.

Haxhiu, këto rezultate i quajti pozitive, duke shtuar se rënia e korrupsionit në Kosovë po pasqyrohet edhe në raportet vendore, rajonale e ndërkombëtare.

Këto rezultate janë pasqyruar nga Rrjetit Rajonal për AntiKorrupsion (SELDI).

Go to TOP