Haxhiu – KGJK-së: Kthehuni në vendin e punës, mos punoni për konflikt interesi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me uljen e pagave në sektorin e drejtësisë, saktësisht të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ministrja Haxhiu tregoi qëllimin kryesor sa i përket dy projektligjeve të marra dje në mbledhjen e qeverisë.
Haxhiu tha se qëllimi i këtyre dy projektligjeve është që të bëjë reforma dhe të ketë paga të barabarta dhe të mos shkelet asnjë.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga. Ligji pos që bën nivelizimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.

“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, shtoi ajo.

Tutje ministrja tha se “të gjithë ne së bashku duhet të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve”.

Po ashtu ministrja ftoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të kthehen në vendin e punës dhe të mos punojnë për konflikte interesi.

Go to TOP