Havolli emërohet Drejtor i Infrastrukturës në Prishtinë: Premton dinamikë të lartë në realizimin e projekteve
Ish-kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli, nga e hëna ka marrë detyrën e re si Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Havolli duke theksuar përkushtimin e tij për të përshpejtuar realizimin e projekteve infrastrukturore në kryeqytet.
“Synimi im është që projektet aktuale të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal. Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës,” ka deklaruar ai.
Ai falënderoi kryetarin Përparim Rama për besimin e dhënë, si dhe ish-drejtorin Krenar Xhaferi për punën dhe përkushtimin e tij në këtë sektor.
Me këtë emërim, pritet një intensifikim i punimeve në projektet kyçe infrastrukturore të Prishtinës. /Kosova.info/
Prev Post
Formacionet zyrtare, Kosovë – Islandë
