Havolli: Asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë – e gatshme për qarkullim të hënën në mëngjes

Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, nën udhëheqjen e drejtorit Sokol Havolli, ka njoftuar për përgatitjet përfundimtare për asfaltimin e rrugës “Bajram Bahtiri”.

Sipas njoftimit zyrtar, për të realizuar shtresën përfundimtare të asfaltit, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë fundjavës. Punimet konsiderohen të domosdoshme dhe po zhvillohen me intensitet të lartë për të garantuar një infrastrukturë cilësore për banorët dhe qytetarët e Prishtinës.

Rruga pritet të jetë plotësisht e hapur dhe funksionale për qarkullim në orët e hershme të ditës së hënë.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet, në kuadër të nismës “Prishtina pa gropa”. /Kosova.info/


Go to TOP