Hasani: Ballkani Perëndimor të rrugëtojë bashkërisht drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha sot se vendi i tij do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë bashkërisht drejt Bashkimit Evropian.

Hasani përmes një postimi në Facebook njoftoi se zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Ministrisë së Jashtme Sllovene për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Në këtë takim Hasani e cilësoi se është në interesin e të gjithëve ta shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të BE-së.

Hasani shtoi se gjatë takimit kanë inkurajuar eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim mes dy vendeve.

“Gjatë takimit inkurajuam eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim më të zgjeruar mes dy vendeve tona në nisma rajonale dhe fusha me potencial të lartë”, ka shkruar Hasani në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP