Hargreaves: Lammens është transferimi më i mirë i sezonit te Man United
Owen Hargreaves ka vlerësuar portierin Senne Lammens si transferimin më të mirë të sezonit te Manchester United, pas paraqitjeve mbresëlënëse të belgut në edicionin debutues në “Old Trafford”.
Lammens iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Royal Antëerp FC për rreth 18.1 milionë funte, duke zënë vendin e Andre Onana në portë.
Portieri 23-vjeçar shfaqi performancën të lartë në ndeshjen ndaj Sunderland A, duke qenë vendimtar me pritjet ndaj Noah Sadiki dhe Brian Brobbey.
Pas ndeshjes, Hargreaves deklaroi për “TNT Sports” se Lammens ka qenë afrimi më i qëlluar i klubit këtë sezon.
“Do t’ju tregoj kush ka qenë ndoshta transferimi më i mirë nga të gjithë: Senne Lammens. Sa kushtoi? Jo shumë, prandaj ka qenë një investim fantastik”, deklaroi Hargreaves.
Ai shtoi se drejtuesit e United fillimisht kishin menduar se skuadrës i duheshin më shumë gola për t’u rikthyer në zonën e Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se United e pa situatën dhe tha: ‘Çfarë na ngjit më lart në tabelë dhe na rikthen në Champions?’. Nuk ishte një mesfushor i ri apo portier, por golat. Prandaj sollën Cunhan dhe Mbeumon, lojtarë me përvojë në Premier League që mund të japin mbi 20 gola”, u shpreh ai.
Megjithatë, ish-mesfushori anglez theksoi se pa zgjidhjen e problemit në portë, United nuk do të ishte në mesin e katër skuadrave më të mira.
“Por mendoj se nëse nuk do ta kishin zgjidhur çështjen e portierit, nuk do të ishin në top katërshe”, përfundoi Hargreaves.
Nga ana tjetër, edhe vetë Lammens u shpreh krenar për sezonin e parë me fanellën e Manchester United, por insistoi se skuadra duhet të synojë më shumë në të ardhmen.
“Kemi qenë në rritje dhe tani duhet të bëjmë hapin tjetër. Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i madh për ne. Të gjithë duhet të rritemi edhe më shumë”, deklaroi portieri belg.
“Ky sezon ishte i mirë, por nuk është objektivi ynë final. Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të përmirësohemi”, përfundoi Lammens.
