Hargreaves: Krenar për Kosovën, herën tjetër edhe më mirë
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar në Facebook pas ndeshjes, duke përgëzuar Kosovën për paraqitjen.
“Urime Kosova për një paraqitje të shkëlqyer dhe një arritje të jashtëzakonshme në këtë fushatë kualifikuese për Kupën e Botës. Ka shumë arsye për të qenë krenarë. Herën tjetër do të shkoni edhe një hap më tej!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
