Hargreaves: Britania do të bashkëpunojë me Kosovën në sigurinë kibernetike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është krenar për mbështetjen që kanë ofruar dhe se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në forcimin e sigurisë së kibernetike.

“Sot me kënaqësi mora pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Përgëzoj Ministrinë e Mbrojtjes për këtë hap të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së vendit në hapësirën kibernetike dhe jam krenar për mbështetjen që kemi ofruar në zhvillimin e Kurrikulës së Trajnimit për Qendrën. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin me Kosovën në forcimin e sigurisë së saj kibernetike në vend dhe më gjerë në rajon”, ka shkruar ambasadori Hargreaves në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP