Haradinaj tregon që ka verifikim të lartë të sigurisë në Pentagon
Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar se ka “clearance” të sigurisë në Pentagon.
Këtë verifikim të lartë të sigurisë, Haradinaj tha se e ka si status të priviliegjuar për hyrje në Pentagon pa kontrollimet protokollare të sigurisë të zakonshme.
“Unë kam hy në Pentagon edhe pa qenë kryeministër. Kam hy në Pentagon gjithherë me status të privilegjum që as ata që punojnë aty nuk e kanë. Kurrë Ramush Haradinaj s’ka kalu kurrëfarë skaneri, me ia lyp një ID. Rrjedh prej kohës së luftës. Ata e quajnë “clearance”. Pra, ma kanë dhënë verifikimin më të naltë të sigurisë.
Ata që punojnë aty, japin “ID”, e marrin “ID”-në e asaj dite, objektit dhe hyjnë brenda. Unë kaloj në tephi të kuq, edhe tash vonë që kesh, e isha me dy kolegë që e panë atë realitet. Mua dalin jahstë objektit me më pritë”, tha Haradinaj në intervistë te gazetarja Miranda Shala.
