Haradinaj: Tahirsylaj do të kujtohet si profesionist e i dashur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se profesiori Tahirsylaj vjen nga një familje atdhetare.

“Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP