Haradinaj prezanton një rezolutë për situatën në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar rezolutën për situatën në veri.

Haradinaj i ka prezantuar pikat e rezolutën.
“Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale”, pika e parë.

“Institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, është pika e dyte.

Pika e tretë e rezolutës është “Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën”.

Rezoluta ka kërkuar që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për pikën e parë ka lëvizje, poqë nuk është ai që do të duhej të ishte, pra shtyrja e vendimit sipas kërkesës amerikane.

Kreu i AAK-së i ka akuzuar të gjitha institucionet që situatën në Veri nuk e kanë trajtuar seriozisht në bazë të rrezikut që ka ekzistuar.

Go to TOP