Haradinaj: Papërgjegjësia e pushtetarëve i ka shkaktuar dëm Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale duke theksua se i ka bërë dëm vendit.

“Qeverisja anti-shtet ka çuar vendin në rrugë të pashpresë. Krizat e njëpasnjëshme të shkaktuara nga papërgjegjësia e pushtetarëve i kanë sjellë humbje Kosovës, si në aspektin e brendshëm por edhe në politikën e jashtme, tha ai .

Këtë deklaratë ai e bëri në Pejë me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së, gjatë se cilës shprehu mirënjohjen e thellë ndaj kryetarit Ali Berisha dhe secilit koleg që ishin pjesë e rrugëtimit politik gjatë këtyre viteve, e ku bashkë kaluan nëpër situata jo të lehta, por megjithatë ia dolëm që këtë eksperiencë ta kthejmë në suksese për Pejën e Kosovën.

“Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshetojnë vlera të larta, të dëshmuara si në përpjekjet tona për liri dhe shtetndërtim. Kam besim të plotë që nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm, si Lule e Dukagjinit”, tha ai.

Sipas Haradinaj, bashkimi i tyre politik me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, po vazhdon të fitojë çdo ditë e më shumë besimin e qytetarëve sepse po shihet si shpresë për t’i dhënë mundësi vendit që t’i kthehet zhvillimit dhe rrugës drejt synimit madhor, anëtarësimit në NATO, krah Amerikës. /Kosova.info/

Go to TOP