Haradinaj nderon dëshmorin Bujar Shala: Sakrifica e tij na frymëzon çdo ditë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit të kombit, Bujar Shala, në Pejë.
Në këtë ngjarje, Haradinaj kujtoi betejën heroike në Shishman të Bokës, ku luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndruan përballë operacionit të gjerë të pushtuesit për spastrim etnik.
“Sakrifica sublime e Bujarit dhe bashkëluftëtarëve të rënë na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë,” theksoi Haradinaj.
Përmes kësaj ceremonie, u nderua kontributi i heronjve që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke riafirmuar angazhimin për të mbajtur gjallë kujtesën dhe vlerat kombëtare. /Kosova.info/
