Haradinaj me video mbështetëse për Kosovën para ndeshjes me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.

Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Mbështetje publike për ekipin ka shprehur edhe kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një mesazhi motivues u ka dhënë zemër futbollistëve para sfidës.

“Sot është dita juaj djema, jemi me ju! Forca Kosovë, Forca Shqipëri,” ka deklaruar Haradinaj.

Tifozët anembanë vendit janë të mobilizuar për ta përkrahur maksimalisht Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.

Go to TOP