Haradinaj: Kurti po i bën favor Lajçakut dhe jo Blinkenit

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kundërshtuar vazhdimin e bisedimeve për targat me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai e ka vlerësuar si gabim shkuarjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel për të diskutuar për këtë çështje, duke e injoruar kërkesën amerikane.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka thënë se në këtë mënyrë Kosova po e injoron kërkesën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe po i bën favor përfaqësuesit të BE-së.

“Mendoj se është gabim sot pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit në Bruksel për të diskutuar për targat në prezencë të z. Lajçak, ndërsa në anën tjetër kryeministri i thotë jo sekretarit amerikan”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP