Haradinaj kritika qeverisë rreth menaxhimit të çështjes së sigurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ thotë se përvoja e tij në udhëheqje dhe çështje të sigurisë i thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

Sipas tij, përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Haradinaj shkruan se loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. /Kosova.info/

Go to TOP