Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave të Hawait
Kryetari i Aleancës përArdhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova bashkëndjen me familjarët e vtiktimave nga zjarret në Hawai.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka uruar për bashkimin e të zhdukurve nga zjarri me familjet e tyre.
“Populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave të zjarrit që ka përfshirë Hawain në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lutemi për jetët e tyre, për shërimin e të lënduarve dhe për bashkimin e të zhdukurve sa më parë me të dashurit e tyre.”, ka shkruar ai.
