Hapet Shkolla për Diplomaci të Diasporës

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, mban ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.

Programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës, si një tematikë që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.

“Diplomatë prej mbi 30 shtete të botës do të na bashkohen në edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës, për këtë synim”, njofton MPJD.

Ceremonia e hapjes do të mbahet duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, në Prizren.

Go to TOP