Hapet aplikimi online për programin Youth Exchange and Study – YES

Programi YES u themelua nga Kongresi Amerikan, financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë. 

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këto kushte: 

  1. Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2005 dhe 15 korrik 2007. 
  2. Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme ne kohën e aplikimit.
  3. Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire 
  4. Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs. 
  5. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane. 
  6. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare. 

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2020 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2004 dhe 15 korrikut 2007. 

Për të aplikuar për vitin akademik 2022-2023, ju duhet të vizitoni ueb faqenais.americancouncils.org/yes dhe tëplotësoni nje aplikacion të thejshtë. Me të dorëzuar aplikacionin ju do të kaloni në fazën e dytë e cila përbëhet nga nje test online i gjuhës angleze. 

Aplikantët mund të aplikojnë vetëm një herë në internet, ndonëse afati i fundit për aplikim është 1 nëntor 2021.

Për më shumë informata na kontaktoni në[email protected] si dhe na ndiqni në faqen tone në facebook YES Kosova dhe ne Instagram yes.kosova. /Kosova.info/

Go to TOP