Hapësira e ish ‘Eurogomës’ në Ferizaj kthehet në depo mbeturinash
Një zonë në rrugën e “Gjilanit” në Ferizaj, që dikur ishte “Eurogoma”, tash është shndërruar në një hapësirë të mbushur me mbeturina.
Kjo situatë po shkakton shqetësim te banorët e zonës, të cilët theksojnë se hapësira jo vetëm që po prish pamjen e qytetit, por po rrezikon edhe shëndetin publik.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale për pastrimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në një hapësirë funksionale për komunitetin.
Reagimet e banorëve dhe zgjidhjet e propozuara pritet të adresohen nga Komuna e Ferizajt. /Kosova.info/
