Hana Qerimi dhe Liridona Osmanaj nga Kosova vlerësohen në mesin e 12 sipërmarrësve të vitit në Ballkanin Perëndimor

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ka shpallur sonte fitueset, Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 nga Ballkani Perëndimor.

Në mesin 12 grave të Ballkanit të cilat janë përzgjedhur nga juria profesionale për kontributin dhe inovacionin e tyre në ndërmarrësi, janë edhe Hana Qerimi dhe Liridona Osmanaj.

Hana Qerimi ka marrë çmimin si Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor. Shkolla Digjitale dhe StarLabs janë dy iniciativat e Hanës që kanë arritur sukses global.

Ndërkaq, një çmim të rëndësishëm kësaj radhe ka fituar edhe Liridona Osmanaj. Ajo është vlerësuar me iniciativën më të mirë për promovimin e shëndetit mendor.

Lista e fitueseve: Rigerta Loku (Gruaja e Gjelbër Sipërmarrëse), Ilda Humić (Social Star Woman Sipërmarrëse), Hana Qerimi (Grua e re Sipërmarrëse), Nikolina Kovačević (Gruaja Sipërmarrëse e Turizmit), Irena Chaushevska Danilovska (Gruaja Sipërmarrëse e TIK-ut), Marija Ivanković Jurišić (Gruaja Artiste Sipërmarrëse).

Por kjo nuk është e gjitha, këtë vit puna për të zgjedhur vetëm 6 nuk ishte e lehtë, kështu që juria vendosi të japë Njohje të veçanta të jurisë për: (riformësimi i normave gjinore shoqërore – Ivana Gazivoda), (promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme – Blerina Bombaj), (duke promovuar kuzhinën ballkanike – Zorica Đukić), (promovimi i shëndetit mendor – Liridona Osmanaj), (fuqizimi i grave – Ksenija Nikolova), (Zhvillimi i biznesit familjar – Danka Živković).

Kjo nismë është organizuar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 (Common Regional Market Action Plan 2021-2024) dhe Agjendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave të RCC-së. (RCC WomenEconomic Empowerment Agenda). Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. /Kosova.info/

Go to TOP