Hamza: Krenar me Kosovën, ky është vetëm fillimi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar në Facebook pas ndeshjes së Kosovës, duke shprehur mbështetje për kombëtaren.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve, duke theksuar shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin e tyre në përfaqësimin e vendit.

“Kokën lart, djema. Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës. Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë. Sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë. Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/


Go to TOP