Haliti në Kabash: Faleminderit për përkrahjen e parezervë, do të vazhdojmë me investime dhe zhvillim
Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Kabash, ku është pritur me entuziazëm nga banorët e zonës.
Haliti u shpreh mirënjohës për mikpritjen tradicionale të banorëve të Kabashit duke e cilësuar këtë vend si shembull të tolerancës fetare, traditës, arsimit, sportit dhe kulturës. Ai theksoi se qytetarët i kanë falënderuar për punën e bërë deri më tani, por edhe për projektet e reja që do të realizohen në të ardhmen.
“Kabashi na priti ashtu siç di më së miri ta bëjë këtë punë! Vendi i tolerancës, arsimit e kulturës na falënderoi sonte për punën tonë, por edhe për investimet e ardhshme,” tha Haliti.
Në këtë takim, Haliti ishte i shoqëruar nga kandidati për asamblist, Ramadan Deliu, me të cilin morën përkrahje të parezervë nga banorët e Kabashit.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin që po na jepni çdo ditë. Bashkë do ta çojmë përpara zhvillimin e Vitisë,” shtoi Haliti. /Kosova.info/
