Haliti ndërpret doracakët e edukimit seksual në shkollat e Vitisë për arsye të përshtatshmërisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vendimin për të ndaluar përdorimin e doracakëve për “Edukimin Seksual dhe Shëndetin Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e komunës.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të përmbajtjes së këtyre udhëzimeve dhe reagimeve nga përfaqësuesit komunalë dhe prindërit, të cilët ngritën shqetësime për përshtatshmërinë e materialit për nxënësit.

Haliti theksoi se ky hap synon të mbrojë mirëqenien e fëmijëve dhe të sigurojë përputhjen e edukimit me vlerat lokale. /Kosova.info/


Go to TOP