Haliti: Dy partitë më dhanë përkrahje të parezervë, pa kushte në garën e balotazhit
Kandidati për kryetar të Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti sot ka pritur ne takim kryetarët e degëve të dy partive, atë të Ballit Kombëtar Demokrat, Nexhat Shaqiri ,dhe të Aleancës Kosova e Re, Besim Ymeri,transmeton Kosova.info.
Haliti permes nje postimi ne facebook tregoi se të dy partitë i dhanë përkrahje të parezervë dhe pa kushte në garën e balotazhit.
Postimi i plote:
Sot prita në takim kryetarët e degëve të dy partive, atë të Ballit Kombëtar Demokrat, Nexhat Shaqiri ,dhe të Aleancës Kosova e Re, Besim Ymeri.
Të dy partitë më dhanë përkrahje të parezervë dhe pa kushte në garën e balotazhit.
Faleminderit nga zemra.S.H


https://www.facebook.com/sokolihaliti.official/posts/4548376335255038
