Halimi: Rasti i mbrëmshëm në Prishtinë na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë

Zëdhënësja politike në LDK, Sibel Halimi, ka thënë se incidenti që ka ndodhur dje në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë i ka tronditur të gjithë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rendi dhe ligji janë duke u cënuar nga grupe të organizuara.

“Gangsterizmi po shndërrohet në mënyrë jetese për shumë të rinj në Kosovë dhe në mënyrë indirekte është duke u përbrendësuar në shoqërinë tonë. Ky botëkuptim dhe sjellje promovohet kudo, por vështirë t`i vihet përball një model tjetër identitar, ai i qytetarit të edukuar mirë, që e shquajnë vlerat humane dhe solidarësia qytetare”.

“Prandaj, funksionimi efikas i mekanizmave të rendit dhe ligjit është pa alternativë. Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë. Personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona dhe natyrisht epilogu është një tragjedi e tillë, kur grupe të rinjsh përplasen si në një shesh beteje”, ka shkruar Halimi.

Tutje, ajo ka theksuar se: “Qytetarëve duhet t`u ofrohet siguri në qytetin e tyre që të mos lihen si kolateral, nën mëshirën e grupeve rivale”.

Go to TOP