Halimi: Isah Mustafa do ta udhëheqë Drejtorinë e Kulturës në Kryeqytet

Sibel Halimi ka bërë të ditur se Isah Mustafa do të jetë udhëheqës i ri i Drejtorisë së Kulturës në Kryeqytet.

Ajo ka treguar se me Mustafën njihen prej kohësh, që nga periudha kur bashkëpunonin si artistë, ndërsa tashmë do të punojnë së bashku edhe në angazhimet institucionale në kulturë.

Halimi është shprehur e kënaqur pas takimit me të duke theksuar se e ka informuar për punët dhe projektet që janë realizuar deri më tani, si dhe për ekipin që do të vazhdojë punën në këtë drejtori.

“Udhëheqja kërkon shumë përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, dashuri ndaj njeriut, një dashuri që kultura, më shumë se çdo fushë tjetër, arrin ta mishërojë dhe ta kultivojë”, ka shkruar ajo.

Në fund, Halimi i ka uruar sukses Isah Mustafës në detyrën e re duke shprehur besimin se ai do ta udhëheqë me përkushtim Drejtorinë e Kulturës. /Kosova.info/


Go to TOP