Hakerat iranianë duan të krijojnë një kolaps financiar si në 1997-n

Gazetari Lavdrim Lita thotë se hakerat iranianë duan të krijojnë një kolaps financiar si në vitin 1997, teksa iu referua publikimit që këta të fundit, ku nxorrën llogaritë bankare të disa personave dhe kompanive.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se sistemi bankar në Shqipëri, nuk është i destabilizuar.

“Po. Ata duan të krijojnë një ‘1997’ financiare, pra, që njerëzit të hyjnë në panik dhe të rendin drejt sistemit bankar apo sistemeve të tjera që të tërheqin paratë. Ne duhet të themi që sistemi bankar, në përgjithësi nuk është i destabilizuar.

Sistemet e bankave kanë arritur të rikuperojnë të gjithë problematikën dhe janë të sigurta. Më vjen keq ta them që institucionet bankare, private nuk bashkëpunojnë me ato shtetërore”, theksoi ai.

Go to TOP