Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë, Policia tregon se çka vodhën
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pak pas mesnatës në Prishtinë.
Atje një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llaptopë.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Prishtinë 21.08.2022 – 00:40.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top. Rasti nën hetime.
