Hajdinaga i fton kosovarët për pushime në Ulqin, nuk ka barriera e frikë

Edhe përkundër masave të reja ndaj pandemisë nga ana e institucioneve të malit të Zi, kufijtë janë të hapur pa kurrfarë pengese për turistët nga vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Bosnja, Serbia e vendet tjera.

Derisa Ulqini vazhdon të jetë i mbushur me turistë e t ku numri më i madh është i atyre nga Kosova.

Drejtori i Organizatës Turistike Gëzim Hajdinaga, tha për “Syri.net”, se kosovarët, shqiptarët, maqedonasit, serbët e boshnjakët janë të lirë për pushime në plazhet e Ulqinit. 

“Nuk ka kurrfarë ndalese në kufij dhe nuk kërkohet as test as libreza e vaksinës e asgjë tjetër në kufijtë e Malit të Zi”, tha Gëzim Hajdinaga.

Drejtori i OTU-së shtoi se Ulqini është përplot turistë nga Kosova e të cilët i prijnë listës së turistëve dhe të cilët i falënderoi për besnikërinë dhe traditën e pushimeve në plazhet e Ulqinit.

Go to TOP