Hajdari mban konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të martën ka paralajmëruar konferencë për media.

Konferenca është  thirrur për në ora 14:00.

Hajdari të hënën ka njoftuar se edhe pesë biznesëve i është shfuqizuar certifikata e biznesit për shkak të emërtimeve antikushtetuese. Ajo ka thënë se këto biznese janë në mesin e 45 bizneseve që ata kanë evidentuar se kanë bërë shkelje të tilla.

Ndërsa, sa i përket rastit të Klan Kosovës, ministria që drejton Hajdari , të hënën ka thënë se vendimi i shkallës së parë të Komisonit ka qenë i drejtë, ku këti meidumi poashtu i është shfuqizuar certifikata e biznesit.

Kjo ministri të hënën ka publikaur një dokumet të cilin sipas tyre e kanë siguruar nga autoritetet në Maqedoninë Veriore, lidhur me pornësin e mediumit e ku sipas dokumentit Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Këto janë mohuar nga Klan Kosova.

Go to TOP