Haradinaj: Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë disa ditore në ShBA.

Haradinaj sot ka bërë homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së tyre.

“Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në “Atlantikun” e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë.
Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të Vëllezërve Bytyqi”.

Go to TOP