Hadergjonaj nga Isniqi: Vendi i besës që gjithmonë flet me peshë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 22, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Isniqit, një vend që, sipas tij, mbetet ndër më të veçantit në jetën e tij personale dhe publike.

Hadergjonaj u shpreh se rikthimi në Isniq për të nuk është thjesht një vizitë, por një lidhje e thellë emocionale dhe familjare. Ai theksoi se si nip i këtij fshati, e ndjen Isniqin si pjesë të pandashme të identitetit të tij.

“Isniqi është kujtim që merr frymë, është rrënjë që nuk shkulet. Takimi me banorët ishte ndjesi shtëpie dhe afërsie, një lidhje që nuk ka nevojë për shpjegim”, u shpreh ai.

Duke vlerësuar traditën dhe historinë e këtij lokaliteti, Hadergjonaj e cilësoi Isniqin si vend të besës, nderit, dijes dhe trimërisë duke shtuar se në momentet vendimtare, banorët e tij gjithmonë dinë të marrin vendime me peshë.

Ai shprehu besimin se edhe në zgjedhjet e ardhshme, Isniqi do të mbështesë LDK-në, ndërsa falënderoi banorët për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Në fund, kandidati i LDK-së bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim në funksion të fitores në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP