Gutierres: Pluralizmi mediatik në Shqipëri tepër i rrezikuar

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierres, në një intervistë me Skype me moderatorin Adi Krasta në “A Show” në Syri Tv, foli për situatën e mediave në vendin tonë.

Gutierres thekson se pluralizmi mediatik në Shqipëri është shumë i rrezikuar.

“Qeveria shqiptare duhet të promovojë vlerat demokratike. Shqipëria nuk njihet si një vend që stimulon lirinë e medias, përkundrazi Shqipëria po bëhet kampione e padive kundër gazetarëve. Shqipëria ka paditur gazetarë të pavarur. Pluralizmi mediatik në Shqipëri është i rrezikuar. Janë vetëm 2-3 media që mund të raportojnë interesin publik, të tjerat janë të lidhura me qeverinë dhe biznesmenë.

Nuk ka llogari-dhënie nga politikanët dhe biznesmenët. Në Shqipëri ka raste arrestimi të gazetarëve, janë gjithsej 26 padi ndaj njerëzve të mediave. Gazetarët në Shqipëri janë vetëcensurues e nuk janë fajtorë gazetarët për këtë, por politikanët duhet të krijojnë frymën e lirisë në mbështetje të lirisë së medias. Rama të zbatojë 30 pikat e rekomandimeve”, deklaroi Gutierres.

Go to TOP