Guterres: Duhet të ndalen vdekjet në Gaza, do e vazhdoj thirrjen për armëpushim
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se vdekjet në Gaza nuk po vijnë vetëm nga bombat dhe plumbat, por edhe nga mungesa e ushqimit dhe ujit të pastër, mungesa e energjisë nëpër spitale dhe nga mungesa e ilaçeve.
“Kjo duhet të ndalet”, theksoi ai.
“Nuk do të dorëzohem në thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, shtoi Guterres në X.
