Kuçi: Buxheti i asociacionit është i pavarur dhe i pakontrolluar nga Kosova

Analisti, Grakuç Kuçi, vlerësoi se Asociacioni i Komunave Serbe ka shumë kundërshti me kushtetutën dhe vetë shtetin e Kosovës.

Për sa i përket Buxheti i asociacionit ai do të jetë në versionin aktual tërësisht i pavarur dhe i pakontrolluar nga Kosova. Kapitulli II aty tek nenet për të gjitha ato gjëra mbi mbrojtjen e etnisë, religjionit e gjithçka tjetër Kosova i mbron me ligjet e veta e madje ka diskriminim pozitiv për komunitetin serb dhe pse duhet të kenë ata mëvetësi tani.

“Si mundet një asociacion të ketë simbole të tjera që janë në kundërshtim me simbolet e Kosovës dhe të përjashtojë Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës për simbolet, sikur të ishte OJQ do bënte”, pyet Kuçi.

Ai thotë se një kurrikulë arsimi nga Serbia, por bazuar në ligjet e Kosovës, në cilat ligje bazohet, a mundet MAShTI që këtë kurrikulë të Serbisë ta bëjë në interes të Kosovës dhe serbët ta pranojnë aty ku shkruan për UÇK-në, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, etj., si njerëz të cilët i kanë bërë rezistencë Serbisë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve. Një pikë tjetër kritike sipas tij qëndron edhe tek neni 3, pika 5, alineja f, sa herë flet për kompetencat e asociacionit përdor fjalën “providing/ siguron” ndërsa kur fol për bashkëpunim me ndonjë organ qeveritar të Kosovës e përdor fjalën “liaison/ ndërlidh” pra duke e bërë këtë punë jo obligative.

“Në nenin 3 te pika 6 i jep kompetenca komplet asociacionit për zhvillim urban dhe rural duke mos pasur asnjë lidhje me planet e strategjitë e Kosovës, pra ia shkëput një pjesë të të ardhurave Kosovës duke e bërë shtetin të mos llogarisë në rreth 15% të territorit të saj”, tha ai.

Tek pika 7 e të njëjtit nen, Kuçi thotë në bazë të interpretimi se, ky asociacion do të thirret në Kushtetutë të Kosovës, por që nuk do të varet dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu në të njëjtin nen dhe pikë ia hapë mundësinë që në emër të rikthimit të serbëve të bëjë koloni të reja me serbë të cilat nuk mund t’i mbajë nën kontroll shteti i Kosovës”, tha ai.

Në nenin 3 pika 9 alineja n, asociacioni do jetë ura lidhëse ose thënë më mirë një lloj ambasade e komunikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, që d.m.th., asociacioni do jetë dora e Serbisë në ruajtjen e paqes në Kosovë. Kurse Neni 5 thotë ai, lë hapur mundësinë edhe për më shumë kërkesa për kompetenca.

Në nenin 6 aty askund në trupin e asociacionit nuk flitet mbi ndërlidhjen e asociacionit me një superior si qeveria.

“Në nenin 7 realisht i lë përfaqësues vetëm serbët dhe askund shqiptarët në këtë asociacion pasi aty nuk ka asnjë lloj diskriminimi pozitiv siç bëhet me ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës, Qeveri dhe institucione tjera”.

“Tek buxheti i jep një pavarësi të madhe dhe të pakontrollueshme, gjë që nuk guxon të ndodh me asnjë institucion në atë mënyrë. Roli i qeverisë në buxhet është i njëjtë sikur i presidentes në mandatimin e personit për kryeministër, pra një rol formal dhe sa herë që do tentonte të bënte ndryshe, do fitonte asociacioni në gjykatën kushtetuese pasi do kamuflohej çdo gjë ligjërisht”, tha Kuqi.

Bordi i asociacionit do i ketë 7 anëtarë dhe do zgjidhen nga asambleja, ku shumica janë serbë dhe serbët do i zgjedhin serbët, shqiptarë nuk do ketë si duket as në bord. /Kosova.info/

Go to TOP