Guardiola mbron Foden-in: Është vetëm çështje kohe

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur besimin se Phil Foden do të rikthehet shumë shpejt në formën e tij më të mirë.

Mesfushori anglez u zëvendësua në minutën e 58-të në fitoren e djeshme në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Southampton, duke ngritur pikëpyetje mbi paraqitjen e tij.

Pas ndeshjes, Guardiola theksoi se bëhet fjalë vetëm për kohë derisa Foden të rikthejë nivelin maksimal.

“Është çështje kohe,” u shpreh ai, duke shtuar se lojtari hasi vështirësi në pjesën e parë për shkak të mënyrës së organizimit të lojës.

“Nuk ishte e lehtë për të në pjesën e parë, sepse po luanim në hapësira të ngushta dhe pozicioni i tij ishte i markuar njeri më njeri. Për një mbrojtës krahu nuk është e lehtë ta gjejë në ato zona,” theksoi tekniku spanjoll.

I pyetur nëse ka ende besim te Foden, Guardiola u përgjigj shkurt: “Absolutisht.”

Deklaratat e trajnerit të City-t konfirmojnë mbështetjen e plotë për një nga lojtarët kyç të skuadrës, pavarësisht formës së tij aktuale.


Go to TOP