Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit – ndodhet në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një nga viktimat është një grua, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin kritik.

Ajo bashkë me viktimën tjetër, që ndodhej me tashmë të ndjerin Haziri, janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Sipas informacioneve të para, gruaja ndodhet në gjendje kritike, ndërsa viktima tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Front Online tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se janë marrë veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar të dyshuarit dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Go to TOP