Gruaja nga Gjakova dyshohet se kërceu nga kati i dytë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka iniciuar rast “shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje” pasi një grua nga Gjakova dyshohet se të dielën ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë.
Sipas policisë, ajo ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë nga familjarët, derisa ekipet mjekësore kanë njoftuar se është jashtë rrezikut për jetë.
Autoritetet policore njoftuan në raportin 24-orësh se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.