Greva e mësimdhënësve kritikohet nga prindërit

Klasët në shkollën Qamil Batalli në Prishtinë, asnjë të enjte nuk ishin kaq të qeta. Kjo, pasi që ora e parë, njëjtë sikurse në të gjitha institucionet arsimore u braktisë nga mësimdhënësit. Andaj edhe nxënësit nuk u paraqitën fare.

Shkak për këtë ishte greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Por, për dallim nga mësimdhënësit, drejtori i shkollës Qamil Batalli në Prishtinë, Liridon Maliqi nuk po e përkrah vendimin e SBASHK-ut.

Megjithatë, Maliqi shprehet se përkrahë kërkesën e mësimdhënësve për pagë më dinjitoze.

Grevën e mësimdhënësve nuk po e mbështesin as prindërit. Por, dikush ka një tjetër ide për mësimdhënësit.

Mendim të njëjtë ka edhe Rinor Qehaja – drejtor i Institutit EdGuard. Sipas tij, ndërprerja e procesit mësimor është e padrejtë ndaj nxënësve.

Greva njëorëshe e mësimdhënëse, është zhvilluar në të gjitha institucionet e arsimit në vend.

E madje në njërën nga shkollat i pranishëm ishte edhe kreu i SBASHK-ut.

Nëse Qeveria nuk ulet të bisedojë me ta, Jasharaj paralajmëroi protestë më 20 maj.

Go to TOP