Greqia bën thirrje për mbështetjen e refugjatëve ukrainas

Greqia, që ka adoptuar politika të ashpra kundër migrantëve, të martën bëri thirrje për të ndihmuar refugjatët ukrainas pasi më shumë se 1,000 persona arritën nga Ukraina, shtet që po përballet me pushtimin rus.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim refugjatët nga Ukraina, sikurse e gjithë Evropa, dhe u bëjmë thirrje të gjitha organizatave joqeveritare që mbështesin refugjatët… të ndërmarrin hapa për t’i ndihmuar ata”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një debati parlamentar lidhur me krizën në Ukrainë.

Mitosatkis tha të martën se presidenti rus, Vladimir Putin, është “një autokrat që dëshiron të rivizatojë vetë kufijtë”.

Go to TOP