Grenell-Kurtit: Ktheje mbrapsht vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan e evropian

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon vendi.

Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1475840920226394113?s=20
Go to TOP