Granit Xhaka mbështet publikisht Granitin e “Big Brother”
Futbollisti i njohur ka postuar foto të konkurrentit nga Kosova Granit Cana.
Graniti është një ndër konkurrentët e përfolur të “Big Brother VIP”.
Sot ai është një ndër të nominuarit e shtëpisë i cili ka rrezik të lë shtëpinë dhe të humbë të drejtën për të fituar 100 mijë eurot.

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka sot ka shprehur mbështetjen e tij për Granit Canën përmes një Instastory të postuar në Instagram.
“Suksese vlla”, shkroi futbollisti në mbishkrimin e fotos së konkurrentit të BBVIP.
