Granit Xhaka dhuroi ‘magji’ ndaj Chelseat – dribloi mjeshtërisht Lukakun e Alonson dhe nisi aksionin e golit të dytë të Arsenalit

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ishte shumë i rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij në derbin e madh lokal ndaj Chelseat, ku përveç lojës së tij që e karakterizon, ai bëri edhe disa driblime.

Arsenali befasoi rivalët e mëdhenj lokal, Chelsean, duke i mposhtur me rezultat 4-2 në Stamford Bridge në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 25-të.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Timo Werner (17’) dhe Cesar Azpilicueta (32’) për vendasit, ndërsa Eddie Nketiah (13’, 57’), Emil Smith-Rowe (27’) dhe Bukayo Saka (90+) për mysafirët.

Megjithatë, njëri nga lojtarët kryesor të Topçinjve padyshim se ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka ishte i pakalueshëm në qendër të mesfushës, por u përkujdes edhe në nisjen e aksioneve si dhe të dhurojë ‘shou’ për tifozët në Stamford Bridge.

Ishte minuta e 26-të e ndeshjes, kur Xhaka mori topin në zonën e portierit të Topçinjve, Aaron Ramsdale dhe vendosi ta çonte topin vetë përpara.

https://twitter.com/btwtheliness/status/1516857803398422531?s=20&t=uRNs-5lZntDGp6SXqKQH4A

Shqiptari u tregua gjakftohtë në zonë, duke shmangur fillimisht belgun Romelu Lukaku, ndërsa shumë shpejtë ‘turpëroi’ edhe Marcos Alonson, duke ia futur topin mes këmbëve.

Pas këtyre dy lëvizjeve, Xhaka nisi topin përpara dhe pas dy apo tri pasimeve tjera erdhi goli i dytë i Arsenalit nga Smith-Rowe për 1-2.

Driblimet e Xhakës po vlerësohen lartë në rrjetet sociale, ku shqiptari ka marrë shumë komente pozitive.

Go to TOP