Granit Geci merr drejtimin e sportit në Kryeqytet, falënderon Uran Ismailin dhe PDK-në

Anëtari i PDK-së, Granit Geci ka njoftuar se është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sportit në Kryeqytet, njofton Kosova.info.

Përmes një postimi publik, Geci tha se detyrën e re do ta ushtrojë me “nderin dhe përkushtimin më të madh”, duke shtuar se synimi i tij është t’u shërbejë sportistëve, klubeve sportive dhe sportdashësve të Prishtinës.

Ai theksoi se do të jetë pranë doajenëve të sportit për të vlerësuar kontributin e tyre, ndërsa premtoi mbështetje edhe për sportistët e rinj dhe klubet sportive në avancimin e aktiviteteve dhe kushteve të tyre.

Geci falënderoi drejtorin e deritanishëm, Kushtrim Mushica, për punën e bërë në sport, ndërsa një falënderim të veçantë ia adresoi ekipit të Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë dhe kryetarit Uran Ismaili për besimin e dhënë.

“Na presin shumë punë. Bashkë do të takohemi në lagjet tona, kur të përurojmë hapësira sportive, në stadiume e palestra, në fusha e terrene sportive — e ndoshta shumë më rrallë në zyre”, shkroi ai.

Go to TOP