Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së

Gramoz Vokrri ka deponuar edhe zyrtarisht nënshkrimet e nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Gara për kryetar të FFK-së pritet të jetë e hapur dhe me më shumë se një kandidat.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryetarit aktual, Agim Ademi, tani garës i është shtuar edhe një kandidat tjetër.

Bëhet fjalë për birin e legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.

Gramozi së bashku me babanë e tij, Fadil Vokrrin

Gramozi deklaroi gjatë të martës mbrëma se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar dhe ashtu doli.

Sot (e mërkurë), Gramozi është parë në objektet e FFK-së duke deponuar nënshkrimet.

Gramoz Vokrri duke deponuar nënshkrimet në FFK

Kështu, djali i legjendës Fadil Vokrri pritet të jetë edhe zyrtarisht kundër-kandidat i Agim Ademit për kreun e FFK-së.

Sipas disa zërave, Gramozi ka mbledhur 16 nënshkrime nga 15 të nevojshmet për të shpallur kandidaturën.

Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri pritet të jetë kundër-kandidat

Ndryshe, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar, zgjedhe të cilat do të mbahen më 6 prill.

Të drejt vote për krytar të FFK-së kanë 59 delegatë që vijnë nga klubet e Superligës, Ligës së Parë, Lidhjeve Rajonale, Shoqata e Gjyqtarëve, trajnerëve, futsallit dhe futbollit të femrave.

Go to TOP