Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës

Një person i armatosur, i maskuar ka grabitur një shumë të parave në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka njoftuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtor në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar”, ka thënë Zahiti.

Po ashtu tha se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore.

Go to TOP