Grabitet dhe plagoset Roberto Baggio

Legjenda e Italisë së viteve ’90, Roberto Baggio është sulmuar në shtëpinë e tij teksa ndiqte ndeshjen mes “të kaltërve” të tij dhe Spanjës.

Në tentativën për të vjedhur shtëpinë e Roberto Baggios, keqbërësit kanë ushtruar dhunë duke i shkaktuar plagë në ballë.

Sipas autoriteteve lokale “Bishtaleci hyjnor” është mbyllur në një dhomë të shtëpisë së bashku me të afërmit e tij për rreth 40 minuta. Pesë keqbërësit janë larguar nga shtëpia e Baggios, i cili lajmëroi forcat e rendit për rastin.

Go to TOP