Gosens te Interi, një marrëveshje e përfunduar – zbulohen detajet dhe testet mjekësore

Interi ka finalizuar nënshkrimin e Robin Gosens nga Atalanta dhe gjermani do t’i nënshtrohet nesër (e enjte) testeve mjekësore me kampionët e Serie A.

Gosens do t’i bashkohet Interit në formë huazimi me detyrim blerje për 25-27 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

27-vjeçari ka refuzuar një ofertë nga Neëcastle United për t’u transferuar në San Siro. Ekipi i Ligës Premier thuhet se kishin ofruar një marrëveshje prej 3.5 milionë eurosh, por Gosens zgjodhi të nënshkruante kontratën e Interit për tre milionë euro në vit.

Takimi i djeshëm në Milano mes drejtuesve të Interit dhe të Atalantës, Luca Percassi, zhbllokoi marrëveshjen dhe Gosens tani është gati të bashkohet me Interin.

Reprezentuesi gjerman aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A më 25 shtator dhe ka mbledhur vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Gosens iu bashkua Atalantës nga Heracles Almelo për vetëm një milion euro në vitin 2017 dhe 27-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 21 asistime në 157 ndeshje me ekipin La Dea. 

Go to TOP